Do të përdoreshin gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi? Policia zbulon lëndë piroteknike te Universiteti Politeknik

Aktualitet

Publikuar: 08/06/2025

Do të përdoreshin gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi? Policia zbulon lëndë piroteknike te Universiteti Politeknik

Një sasi me lëndë piroteknike është gjetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës në afërsi të Universitetit Politeknik, në zonën pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku mbrëmjen e djeshme u luajt sfida kundër Serbisë.

Pas gjetjes së saj blutë kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për identifikimin e poseduesit.

Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit”, njoftoi sot policia.