“Lufta” brenda partisë – Rinumërim edhe në Dibër, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin

Politikë

Publikuar: 05/06/2025

“Lufta” brenda partisë – Rinumërim edhe në Dibër, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të mërkurën e javës të ardhshme do të hapen 44 qendra votimit në qarkun e Dibrës.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se ju vodhën votat brenda partisë së tij.

Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat, me numërimin që u bë më 11 maj.

Ai u mund me 100 vota nga kandidati i PL-së Përparim Spahiu. Por asnjëri nuk e mori dot mandatin.