Në seancën e radhës për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës diskutohen transkriptimet e Sky Ecc që SPAK ka administruar në kuadër të këtij gjykimi.
Avokatët e të pandehurve kërkojnë të dinë nëse do të paraqiten komunikime të tjera nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Gazetarja Keti Banushi raporton se të paktën deri tani janë dorëzuar 3 kode Sky Ecc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit. Asnjë prej të dyshuarve nuk është paraqitur por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës. Nga gjykata është kërkuar të merren në pyetje me video konferencë Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani.
Nga britanikët ka ardhur një shkresë, ku i është kërkuar gjykatës dhe SPAK detaje se si janë përfshirë këta persona në dosjen hetimore se pse janë të dyshuar dhe cilat prova apo dëshmi do të japin si dhe adresat e plota.
Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të gjejë adresat e sakta se ku atje janë dhe jo të shënohet “Londër” Angli.