Berisha nxin Shqipërinë në Asamblenë e PPE: Shqipëria, narko-shteti i vetëm në Europë! Ka kartelet më të fuqishme 

Politikë

Publikuar: 03/06/2025

Berisha nxin Shqipërinë në Asamblenë e PPE: Shqipëria, narko-shteti i vetëm në Europë! Ka kartelet më të fuqishme 

Sali Berisha ka ngritur alarmin – gjatë fjalës së tij në asamblenë e PPE-së – duke thënë se vendi ynë është “narko-shteti” i vetëm në Europë.

Berisha kërkoi dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri, teksa tha se kartelet shqiptare janë më të fuqishmet në Europë pasi kanë në dorë portet e vendit dhe janë të lidhura me prokurorë, policë dhe ministra.

Fjala e Berishës në asamblenë politike të PPE:

Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës nga PPE

Faleminderit, zoti sekretar i Përgjithshëm, i nderuar z. president.

Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë. Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.