Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Sovranisti pro-rus, Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%

Botë

Publikuar: 02/06/2025

Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Sovranisti pro-rus, Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%

Kandidati pro-rus dhe sovranist Karol Nawrocki kryesoi balotazhin presidencial të fundjavës në Poloni , sipas numërimit përfundimtar. Nawrocki fitoi 50.89% të votave (10,606,628) në një garë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski: rivali i tij pro-evropian fitoi 49.11% (10,237,177 vota). 

Këto janë të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 71.63%.

Trzaskowski kishte qenë prej kohësh favoriti për të fituar zgjedhjet, por epërsia e tij ndaj Nawrockit ishte zvogëluar në javët e fundit.

“Do ta shihni se sonte do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë Poloninë. Ne nuk do të lejojmë monopolin e Donald Tuskut në institucionet e vendit”, deklaroi dje Trzaskowski.

Pas rezultatit, tani mund të pritet që Polonia të ndjekë një rrugë më nacionaliste nën udhëheqjen e udhëheqësit të saj të ri, të mbështetur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.