Ish-kreu i shërbimit sekret: Drejtësia s’duhet të trembet nga Berisha. Të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm!

Aktualitet

Publikuar: 02/06/2025

Ish-kreu i shërbimit sekret: Drejtësia s’duhet të trembet nga Berisha. Të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm!

Ilir Alimehmeti sfidon Sali Berishën: Kërkon rinumërim të votave të Tiranës në Kolegjin Zgjedhor! “Kam qenë dëshmitar i 21 janarit dhe e pashë si u vranë ata njerëz. Ata u vranë pasi bulevardi u boshatis. 21 janari, shembull se çfarë është i aftë të bëjë Berisha. Ishte mesazh për perëndimorët se në këtë vend vendosi vetë”, tha ai.

Ai komentoi dhe zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se të gjithë e dinin se Sali Berisha nuk do kishte asnjë shans të merrte shumicën e votave. Sipas Klosit, njerëzit tashmë e kanë braktisur totalisht Sali Berishës, sepse e kanë provuar si në postin e presidenti ashtu dhe të kryeministrit të vendit. Ai theksoi se nuk e priste që PS-ja të merrte 83 mandate.

“Me thënë të drejtën jo. Ishte shumë qartë edhe për Berishën se nuk do fitonte dot. Unë dua që ata njerëz të mendojë. Për mua njerëzit nuk i besonin më Berishës. Ky rezultati i dyfishtë nuk del kurrë përtej vullnetit të popullit. Nuk beson më njëri te Berisha, e kanë provuar. Ishte 5 vjet president absolut, 8 vjet kryeministër absolut. Në 2013 kur iku ishte një gropë financiare.”