Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza. Sipas raportimeve, viktima u qëllua me plumb në gjok dhe në kokë.
Me sa kuptohet 57-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga autorët, deri sa ka mbërritur në banesë dhe ka dalë nga makina.
Pjetër Kaza u vra në orët e para të mëngjesit, të kësaj të dielë, në oborrin e banesës së tij.
Ishte bashkëshortja e tij e cila pa trupin e pa jetë të 57-vjeçarit. Ajo pa vetëm një njollë të vogël gjaku, dhe më pas lajmëroi familjarët të cilët konstatuan se Kaza ishte vrarë.