Katër kandidatë humbës të PD, kanë kërkuar rinumërim të votave në Tiranë e Durrës.
Ata nuk kanë pretendime për votat e partisë, por akuzojnë se u janë vjedhur votat brenda llojit. Lidhur me këtë Sali Berisha dha një koment në një deklaratë për mediat.
“Farsë elektorale nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm. Kjo që thoni ju, 2,3,4,5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi. Përkundrazi. Për sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë transparencë. Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Ne nuk kemi dy standarde. Nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën, atë se bëjmë kurrë ne. Nuk e di sa janë. Kam përsërit udhëzimet, çdo kandidat qe kërkon transparencë, duhet ta mbështesim“, tha Berisha.