“Shpulla” në fytyrë e Brigitte Macron ndaj bashkëshortit të saj, Emmnuel, bëri këtë të hënë xhiron e rrjetit, aq edhe Rusia ka reaguar për incidentin brenda avionit presidencial francez, që ndodhi teksa kishin ateruar në Hanoi të Vietnamit.
Për të ironizuar ngjarjen nga pala ruse u kujdes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila shkroi në Telegram se Macron mund të ishte goditur “nga dora e Kremlinit”.
“A vendosi zonja e parë ta gëzonte burrin e saj me një përkëdhelje të butë në faqe dhe a e llogariti gabim forcën e saj? A po i jepte një pecetë, por nuk ia doli? A donte t’i rregullonte jakën, por në fund arriti fytyrën e dashur?”, tha Zakharova. “Ja një aludim: ndoshta ishte ‘dora e Kremlinit’?”, shtoi ajo.
Videoja duket se tregon Macron duke e larguar fytyrën nga dora e gruas së tij, gjë që mund të interpretohet si pjesë e një debati midis të dyve. Shefi i Elysee mohoi çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij, duke thënë se: “Po bënim shaka siç bëjmë shpesh”.
Sipas Macron video ishte keqinterpretuar. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe të gjithë duhet të qetësohen”, tha ai.
Pamjet janë publikuar disa herë në televizionin shtetëror rus dhe kanë qarkulluar në internet në llogari armiqësore ndaj presidentit francez.