I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

Kronike

Publikuar: 27/05/2025

I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari ishte shpallur në kërkim më 23 maj pasi Gjykata e Apelit të Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij).

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në komunën Noceto, Itali.

60-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj. Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit N.Ll, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali. 

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.