Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin nisur për t’ua çuar ‘klientëve’, por mjeti me të cilin po transportohej u kap nga policia italiane.
Bëhet fjalë për sekuestrimin e 2 kg të llojit kokainë, ndërsa në bisedat në Sky Ecc, Molla dhe Elezi shprehen të shqetësuar teksa nuk po komunikojnë dot me shoferin.
Gjatë bisedave ata hedhin dyshime se mund të jetë ndaluar nga policia, ndërsa shpehen se nëse nuk përgjigjet edhe gjysmë ore do të shikojnë lajmet.
Pjesë nga dosja e SPAK
11 EPISODI I SEKUESTRIMIT TË 2 KG LENDE NARKOTIKE E LLOJIT “KOKAINE”
Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit nr. 36 të viti 2019 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L511 prot.(A.D), datë 05.11.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë, në lidhje me sekuestrimin e 2 kg lëndë narkotike e llojit “kokainë”.
Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.1511/3 Prot. datë 02.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.
Aketet e kërkuara nëpërmjet letërpororsisë për këtë episod trafikimi dhe për episodet e tjera që gjejnë trajtim më poshtë, janë administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.