Belind Këlliçi është vënë në pozitë pas pyetjes nëse krydemokrati Sali Berisha, duhet të japë dorëheqjen nga ky post pas humbjes së thellë së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
I ftuar në studion e “Përballë Lajmit”, Këlliçi u përpoq disa herë të shmangte dhënien e mendimit të tij nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Fillimisht “u kap” me veprimet e Partisë Socialiste, siç ishte falja e gjobave, apo siç cilësoi Këlliçi raste të blerjes së votës. Më pas u shpreh në fjalë të tjera se vetëm anëtarët demokratë dinë se ç’ndodh me kryesimin e forcës politike.
“Nuk pyesni kurrë për 100 euroshin që u dha pensionistëve gjatë fushatës elektorale, që është shkelje. Nuk pyesni kurrë për blerjen e votës, për administratën publike. Ky është një problem shumë i madh. Kur ti je anëtar i PD, të vini të militoni në forumet e PD, do të njiheni me diskutimin e brendshëm, me debatin, me statutin…”, tha Këlliçi.
Ndoshta për ta zbutur pak qëndrimin e tij në studio, Këlliçi tha se vëmendja e plotë e Partisë Demokratike është tek “luftimi i farsës elektorale” siç quan ai, e jo tek përgjegjësitë personale të demokratëve.
“PD ka një statut, i cili është zbatuar në çdo hap të tij që në 2021. Thënë këtë, këto janë çështje të brendshme te PD, e të garantoj se kjo është çështje krejt e parëndësishme brenda PD për momentin.
Kjo sepse i gjithë fokusi dhe energjia dhe vëmendja është tek farsa elektorale. Nëse humbasim këtë trend he merremi me përgjegjësite e secilit në këtë moment, gjë që nuk i shmanget kush, por ky nuk është momenti”, u shpreh Këlliçi.