Përpjekjet për t’u dobësuar në rrugë të shkurtëra ndonjëherë të kushtojnë jetën. Një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrje kiurgjikale në spitalin privat Villa Alba në Durrës. Zonja kishte shkuar për të ngushtuar stomakun në spitalin privat të doktorit Ilir Shani, me qëllim për t’u dobësuar.

Sipas njoftimit të policisë, mjeku 59-vjeçar me Ilir Shani, është nën hetim për neglizhencë. Mjeku është hetuar për humbjen e jetës së 54-vjeçares, M. Xh., banuese gjithashtu në Durrës, e cila ka ndërruar jetë në klinikën e tij gjatë procedurës kirurgjikale.

Gruaja, 54-vjeçare mësohet se ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në spitalin privat “Villa Alba”, atje ku 59-vjeçari Ilir Shani ushtronte profesionin e tij si mjek.
Ilir Shani ka qenë më herët obejkt i një denoncimi mediatik, sipas të cilit paguhej si mjek në spitalin publik të Durrësit, por nuk shkonte në punë, pasi qëndronte tek klinika e tij private.