Prapaskena

Kryesore

Votuan për ‘narkoregjimin’, ja qeveria madhështore që humbën shqiptarët, si i ‘ranë të mirës me shkelm’

Publikuar: 21/05/2025

Nga Adriatik Doçi

Krahas alibisë kryesore sipas të cilës zgjedhjet i vodhi Edi Rama, sa vijnë e shtohen zërat në kampin opozitar, të cilët fajësojnë popullin si të shitur, si mosmirënjohës dhe sufllaqexhi, që zgjodhi ‘bandat’ dhe jo profesorët e PD-së, që nuk vlerësoi ofertën e opozitës, që i ra të mirës me shkelm etj. Sipas disa përfaqësuesve të opozitës, mes projektit për t’a bërë Shqipërinë Madhështore dhe narkoshtetit, shqiptarët zgjodhën narkoshtetin, shpopullimin, varfërinë dhe krimin.

Nëse opozita do t’i kishte fituar zgjedhjet, projekti për Shqipërinë Madhështore natyrshëm do të zbatohej nga një qeveri madhështore. Po si do të ishte kompozimi i kësaj qeverie madhështore, të cilën shqiptarët e ‘humbën’ pasi votuan vijimësinë në pushtet të ‘narkoregjimit’? Nëse do të kishte fituar zgjedhjet, ndryshe nga Edi Rama, Sali Berisha është më klasik dhe nuk bën zgjedhje të paparashikuara. Një version i mundshëm do të ishte si më poshtë;

Sali Berisha, kryeministër

-Flamur Noka, zv/kryeministër

Gjin Gjoni ose Genc Gjokutaj, ministër Drejtësie

Albana Vokshi ose Ilir Alimehmeti, ministre Shëndetësie

Klevis Balliu, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Belind Këlliçi, ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Luçiano Boçi ose Ina Zhupa ministër i Arsimit

Agron Gjekmarkaj ose Tomor Alizoti ministër Kulture

Gazment Bardhi, ministër i Brendshëm

Dorian Teliti ose Gaz Spahia ministër Financash

Ilda Zhulali ose Fatmir Mediu, ministër i Jashtëm

Xhemal Xhunkshi ose Gent Strazimiri ministër i Mbrojtjes

Jamarbër Malltezi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Tritan Shehu ose Edmond Panariti, ministër Bujqësie

Edi Paloka ose Oerd Bylykbashi, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Shpëtim Idrizi, ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Andi Mustafaj, ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Jozefina Topalli, ministre për Diasporën ose kryetare e Kuvendit



Më të lexuarat