Prapaskena

Krim & Korrupsion

SPAK 52 urdhër arreste, masë sigurie për Visin e Pojës, prangoset pronari i Ligori Travel, në pranga avokatë e bosë krimi, sekuestrohen miliona euro

Publikuar: 21/05/2025

SPAK, BKH dhe policia, në bashkëpunim me autoritetet italiane janë duket zhvilluar një megaoperacion në të dy anët e Adriatikut. Të paktën 52 urdhërarreste janë firmosur. Operacioni po zhvillohet në disa qytete të vendit për të goditur një grup trafiku droge, pastrimi parash, shpërdorim detyre etj.

Mësohet se është ndaluar Ligor Çombashi, administratori i një Ligori Travel që operon në fushën e transportit të pasagjerëve me autobusë. Është lëshuar, ndër të tjera, urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-punonjës policie.

SPAK mësohet se ka masë sigurie edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës, por masa nuk është ekzekutuar ende. Deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës, ndërsa burimet bëjnë me dije se në këtë operacion janë implikuar njerëz të rëndësishëm në botën e krimit.

Gjithashtu, janë sekustruar miliona euro pasuri, të cilat dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal.



Më të lexuarat