Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

Aktualitet

Publikuar: 21/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

Blerina Gjylameti arriti të fitonte mandatin në Tiranë me votat brenda vendit, por rezultati u përmbys me votat e diasporës, duke i kaluar Olta Xhaçka në një avantazh prej 140 votash, duke i marrë kështu dhe vendin në Kuvend.

Por, Gjylameti pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë dhe për këtë ditën e djeshme bëri kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve bëri kërkesë për për t’i vënë në dispozion pamjet filmike të numërimit të votave.

Nisur nga kjo situatë, Edi Rama u dërgoi një mesazh ku iu ndaloi që të ankoheshin dhe iu kërkoi që të tërhiqnin kërkesat nga KQZ.

Gjithsesi, gazetariErvin Koçi tregoi në Euronews Albania se Blerina Gjylameti, ndryshe nga 3 socialistët e tjerë Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Frrok Gjini, i ka marrë pamjet e kërkuara nga KQZ me numërimin e votave.

“Marrja e pamjeve nuk do të thotë që do të bësh ankim, mund t’i shohësh dhe t’i ruash. Qefalia është tërhequr, Gjonaj është tërhequr, edh Frrok Gjini është tërhequr sot pasdite. Marrja e pamjes nuk përbën ankim. Mundësua që të jetë bërë ndonjë manovrim kaq i madh te grupet e numërimit më duket shumë larg”, tha ai.