SPAK kontrolle në Bashkinë e Klosit, dyshime për krime zgjedhore: Sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë 

Aktualitet

Publikuar: 20/05/2025

SPAK kontrolle në Bashkinë e Klosit, dyshime për krime zgjedhore: Sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë 

Prokuroria e Posaçme Dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Klosit, pasi ka dyshime për krime zgjedhore.

Burime të News 24 bëjnë me dije se janë sekuestruar disa telefona nga kontrollet dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.

Shumë persona të tjerë janë në hetim, por ende nuk janë zbardhur emrat, kjo edhe për arsye të hetimeve në Qarkun Dibër. Mësohet se mes personave që janë nën hetim janë edhe punonjës policie.

Kujtojmë se SPAK po heton mbi krimet e mundshme zgjedhore edhe në disa qytete të vendit.