Gjendet një makinë e shkrumbuar, dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Durrës

Aktualitet

Publikuar: 20/05/2025

Gjendet një makinë e shkrumbuar, dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Durrës

Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit dhe dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Edhe pse e shkrumbuar totalisht në sediljen e pasme u gjet edhe arma kallashnikov. Sipas burimeve mjeti i autorëve rezulton me targa të vjedhura.

“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, informoi sot policia.