Prapaskena

Kryesore

Brisi i tatimeve që luan kunj më kunj fyen emigrantët: Janë më keq se sufllaqexhinjtë në Shqipëri, nuk e kuptoi pse nuk votuan për Berishën dhe Metën

Publikuar: 18/05/2025

Brisida Shehaj, e njohur si bleta e tatimeve, ka reaguar e revoltuar me diasporën se pse nuk ka votuar për aleancën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Brisi i tatimeve, e cila ka kaluar politikisht kunj më kunj, fillimisht tek PS-ja si drejtoreshë tatimesh, më pas tek LSI-ja rahmet pastë ku e përzuri Monika për shkak se iu afrua më shumë se sa duhej Ilir Metës dhe aktualisht te PD-ja si patronazhiste e Belo Ezmerit, ka fyer emigrantët shqiptarë duke i quajtur sufllaqexhinj më të këqinj se sa këta të Shqipërisë.

Sipas saj, diaspora ose e ka shitur votën ose emigrantët janë sufllaqexhinj. Brisi i tatimeve, ish drejtoreshë e Rilindjes e lakuar për afera korruptive në tatime, nuk gjen një arsye tjetër se pse diaspora nuk ka votuar si ajo, pro Ilir Metës në burg për korrupsion e pastrim parash dhe Sali Berishës, non grata si i korruptuar dhe nën masë sigurie për korrupsion. Sipas Brisit të tatimeve, emigrantët, që konsiderohen si pjesa më vitale, e ndershme dhe krenaria e kombit shqiptar, janë sufllaqexhinj dhe të blerë nga ‘narkoregjimi’, pasi ata nuk ka zgjedhur rrugën e saj për t’u pasuruar dhe nuk kanë shëtitur nëpët parcelat e kanabisit.

Ende pres perfundimin e ketij procesi fars per te thene dhe une mendimin tim per pozite dhe opozite.
Por sot kam nje pyetje per Florian Haçkaj a eshte kjo vota e diaspores? Se na iku zeri duke bertit pro votes se diaspores.

A e shiti diaspora voten i dashur Flor?
Se ne cdo takim me miq familjar shoqeri qe jeton jashte degjonim pallavrat se sa tmarum ishin shqiptaret ketu qe shisnin voten se me emigrantet nuk ndodhte…

Tani te gjithe ju qe me ndiqni ma ndani diaspora:

1-U vodh
2-Jane sufllaqexhinj me keq se keta ne shqiperi

Me ndihmoni se nuk po kuptoj me, e pastaj do merrem dhe une te shaj opoziten se nuk ishte e afte te gjente sufllaqexhinjte brenda dhe jashte vendit“, shkruan Brisida Shehaj.

Me dilemën e Brisit është bashkuar edhe televizionin i Familjes Berisha, familje e cila akuzon shqiptarët se pse e lanë sërish në opozitë. Shpresojmë që të dalë dikush dhe t’a ndihmojë Brisin për të kuptuar se pse shumica nuk mendon si ajo.



Më të lexuarat