Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të 

Aktualitet

Publikuar: 17/05/2025

Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të 

Janë numëruar votat e diasporës për Fierin.

Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12-të.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, raporton se 80% e votave kanë shkuar për PS-në. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. 

Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur. Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.