Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Rajon

Publikuar: 17/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Vazhdimi i shtatëmbëdhjetë i seancës për konstituimin e legjislativit të nëntë mbahet sot (e shtunë) nga ora 10:30

Kuvendi Kosovë

Gjashtëmbëdhjetë seancat e deritanishme nuk prodhuan rezultat sa i përket zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosja në tentimet e tyre paraprake dështuan formimin e një komisioni për votimin e fshehtë të Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve që ajo të zgjidhet në këtë postë në votim të hapur.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar të hënën e kaluar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po e kërkon LVV-ja në Kuvend.

Një takim i kryetarëve të partive me presidenten Vjosa Osmani këtë javë ka përfunduar pa rezultate konkrete për dalje nga ngërçi politik.