Ish kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, kandidat në listën e hapur në Qarkun e Dibrës për Partinë Socialiste, rezulton më i votuari në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, sa i takon votës preferenciale. Malaj ka marrë 12 492 vota, duke rezultuar më i votuar jo vetëm në Qarkun e Dibrës, por deri më tani, në të gjithë Shqipërinë. Në shënjestër të vazhdueshme të sulmeve të opozitës, Agron Malaj i ka ndryshuar pas tre dekadave fytyrën Matit, përmes investimeve.
Në çdo fshat të Matit dhe lagje të Burrelit është ndierë dora e investimeve të bashkisë në ujësjellësa, rrugë, qendra urbane, sistemin ujitës, shkolla, çerdhe, kopshte, trotuare, sheshe, godina të tjera publike etj. Gjatë gjashtë viteve nën drejtimin e Agron Malajt, Bashkia e Matit u kthye në model për thithjen e investimeve përmes projekteve.
Ky transformim duket se është reflektuar në rezulatin në zgjedhjet e 11 majit. Krahas përfundimit të Rrugës së Arbërit dhe agazhimit të posaçëm të kryeministrit Rama, Agron Malaj konsiderohet si faktor kyç në përmbysjen e PD-së në Qarkun e Dibrës pas tre dekadave.
Nuk ka dyshim që socialistët janë favorizuar edhe nga fushata negative dhe arroganca e Xhelal Mziut, makthi i grave dhe vajzave, i cili shfaqej si gango me makina luksoze nëpër qytet dhe kapërdisej me kalë nëpër fshatra, duke ndaluar dhe kontrolluar njerëz në rrugë.
Kandidatët më të votuar
Agron Malaj, 12 492 vota
Klevis Jahaj, 10 483 vota
Sara Mila, 10693 vota
Damian Gjiknuri, 10 031 vota
Tërmet Peçi, 9468 vota
Arkend Balla, 9215
Vullnet Sinaj, 8757 vota
Hysen Buzali, 8189 vota
Blendi Gonxhja, 8085 vota
Shkëlqim Shehu, 7493 vota
Ardit Bido, 7360 vota
Parid Mahmutaj, 7133 vota
Ilirian Pendavinji, 7086 vota
Bardh Spahia, 7011 vota