BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH po zhvillon aksion në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe, ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore.
Burime bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate.
Gjithashtu ka pasur edhe një aksion për kontroll personal dhe te automjeteve me vendim te GJKKO. Aksioni është ndërmarrë edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.
Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete që sipas burimeve i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.