Prapaskena

Aktualitet

Peçi bën ‘Tërmet’ në Gjirokastër, PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur! 

Publikuar: 14/05/2025


Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste ka nxjerr dy deputetë nga lista e hapur.

Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend duke qenë se është në listë të mbyllur. Dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902.

PD dhe aleatët që kanë marrë vetëm 1 mandat në këtë qark, nxjerrin deputet nga lista e mbyllur vetëm Tritan Shehun.



Më të lexuarat