Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga sheshi “Skënderbej” ku duket monumenti i Heroit Kombëtar dhe përgatitjet që po bëhen për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE) të 16 majit në Tiranë. Rama shkruan krahas fotos se të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në shesh duke iu drejtuar Skënderbeut si “Mbret” . Ai shton se ne stërnipërit e tij do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.
“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës“, shkruan Rama.