Prapaskena

Aktualitet

Tritan Shehu ‘i ngroh zemrën’ Berishës, shpall fitoren e thellë në Lazarat, por në Qarkun e Gjirokastrës PD pësoi rënie me 14 % krahasur me 2021

Publikuar: 12/05/2025

Partia Demokratike ka pësuar një disfatë dramatike në Qarkun e Gjirokastrës, duke marrë 28 % të votave nga 42 % që mori në zgjedhjet e 2021. Rënia është me 14 %. Megjithatë, PD-ja ka arritur t’a ruajë mandatin e vetëm në këtë qark.

Fushata e PD-së në Gjirokastër është drejtuar nga Tritan Shehu, i cili është në politikë që nga viti 1967, kur dilte në krah të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, gjatë aksionit për shembjen e kishave dhe xhemive.

Gjithsesi, Tritan Shehu, në këtë gropë humbjeje, ka gjetur një ngushëllim, duke i ‘ngrohur zemrën’ Sali Berishës, mbi të cilin rëndon humbja në të gjithë Shqipërinë dhe katandisja e PD-së, duke e përdorur përdorur si biznes dhe hallin e Familjes. Tritan Shehu ka lajmëruar fitoren e thellë të PD-së në Lazarat, fshat i cili njihet si bastion i dyfishtë; bastion i PD-së dhe bastion droge.

Faleminderit, Lazarat!
Lazarati, gjithmonë në anën e demokracisë dhe të vlerave.
Në mbështetje të zhvillimit, lirisë dhe progresit.
-Lazarati votoi me 1528 vota për PD-në dhe opozitën, – përballë 138 votave që mori PS-ja në atë zonë.
Jam i bindur se dhe votat e lazaratasve nga emigracioni i perkasin pothuajse teresisht PD
. Faleminderit, Lazarat!
Një komunitet i mençur, me kapacitete të veçanta intelektuale, njerëzore dhe një dashuri të thellë për atdheun pergjate viteve te historise.
Por edhe një komunitet i vuajtur, i përndjekur e i përsekutuar nga ky regjim.
Qe gjithmone ka drejtuar “fytyren” nga ana e te drejtes dhe dinjitetit
“, shkruan Tritan Shehu.



Më të lexuarat