Prapaskena

Aktualitet

Numërohen 10 mijë vota nga diaspora, Topalli dhe Berisha disfatë të thellë me 28 %, PS udhëheq me 55 %

Publikuar: 12/05/2025

Teksa numërohen votat për subjektet politike, njëkohësisht po numërohen dhe votat e ardhura nga diaspora.

Deri në këto momente janë hapur 10 056 zarfe nga 194889 që janë dërguar në total.

Sipas rezultateve të deritanishme PS ka marrë 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të votave të numëruara, ndërsa PD ka marrë 2 814 vota ose 28.17% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël.

Partia Mundësia 301 vota, Lëvizja Bashkë 217 vota, Partia Socialdemokrate 104 vota.

Partia Koalicioni Euroatlantik 71 vota.



Më të lexuarat