“Ndodhi ajo që prisnim, PS kryeson” – Reuters artikull për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Politikë

Publikuar: 12/05/2025

“Ndodhi ajo që prisnim, PS kryeson” – Reuters artikull për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

“Reuters” vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson në zgjedhjet parlamentare”, kjo media prestigjioze sjell opinionet e votuesve shqiptare, që shpresojnë tashmë në një integrim më të shpejtë të vendit në familjen evropiane.

“Reuters” thekson se bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve kryeministri Rama duket se është në rrugën e duhur për një mandat të katërt qeverisës, pasi partia e tij kryeson në raport me rivalet politike.

Përmendet po ashtu misioni që Rama i ka vënë vetes për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim rreth të cilit ai e përqendroi fushatën e tij elektorale.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ndalet edhe tek fakti se rreth 200,000 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan të dielën, hera e parë që diaspora mundi të votojë në distancë.

https://www.reuters.com/world/europe/albanias-socialist-party-leads-parliamentary-vote-results-show-2025-05-12