Të qeshësh apo të qash? Kjo është dilema kush lexon rezultatet e një sondazhi të Familjes Berisha për zgjedhjet, duke shpallur fitues veten e tyre, me një rezultat të ngushtë, me qëllim për qenë sa më i besueshëm nga demokratët.
Bëhet fjalë për një ‘sondazh’ të Syri Tv, televizioni Familjes Berisha. Sondazh i thënçin, pasi në fakt është një ëndërr e Sali Berisha dhe e oborrit të tij.
Por nuk është vetëm ëndërr. Është një fyerje dhe tallje e rëndë për denokratët e ndershëm që presin prej 12 vitesh rikthimin e partisë së tyre në pushtet dhe që duket se do të presin edhe 12 vite të tjera. Është përgatitje e terrenit nga Familja Berisha për të mbajtur PD-në si helmetë pas humbjes së zgjedhjeve, duke u thënë demokratëve se ‘na vodhi sërish Rama’, pasi sondazhi i Syrit kishte konfirmuar fitoren.
Sipas këtij ‘sondazhi’, PD fiton me 72 mandate, PS merr 64 mandate, katër mandate i marrin partitë e vogla, por jo Lulzim Basha. Ky i fundit ndëshkohet si Lul Brava dhe besëpreri me zero mandate.