PD shantazh Celibashit me historinë gruas? Shtyn rezultatin për Vorën që të mos mërzitet Berisha për humbjen, pse SPAK duhet t’a marrë të pandehur

Krim & Korrupsion

Publikuar: 11/05/2025

PD shantazh Celibashit me historinë gruas? Shtyn rezultatin për Vorën që të mos mërzitet Berisha për humbjen, pse SPAK duhet t’a marrë të pandehur

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi deklaroi shtyrjen e publikimit të rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, me kërkesë të PD-së, për të mos mërzitur Sali Berishën për humbjen. Vendimi është një akt i paligjshëm, goditje ndaj procesit zgjedhor dhe shpërdorim detyre. Duket se Celibashi është nën shantazh nga PD-ja për historinë e gruas së tij, pasi nuk ka asnjë justifikim për të bllokuar shpalljen e rezulatit të zgjedhjeve për shkak të frikës së njërës palë nga ky rezultat.

Rregullorja e miratuar nga të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve detyron Komisionerin Ilirjan Celibashi të shpallë rezultatin e Njësisë nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, të cilat tashmë janë numëruar përmes votimit elektronik.

Arsyetimet e Celibashit për shtyrjen e publikimit janë politike — për të qetësuar PD-në dhe Sali Berishën — por nuk kanë asnjë bazë ligjore. Vullneti i shprehur i qytetarëve është formalizuar dhe ai ka detyrim ligjor ta bëjë publik.

Përpjekja e Celibashit për të përjashtuar nga ky proces Njësinë nr. 10 dhe Vorën është tërësisht politike dhe në kundërshtim me rregulloren. Ky qëndrim duhet të kundërshtohet nga anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe, nëse ai refuzon zbatimin e rregullores, Partia Socialiste ka të drejtë të publikojë vetë rezultatin, duke u bazuar në procesverbalet e siguruara nga vëzhguesit e saj.

Nëse vendi ka investuar miliona euro në sistemin e votimit elektronik për të garantuar shpejtësi, transparencë dhe siguri, nuk mund të lejohet që me një vendim të njëanshëm politik të fshihet rezultati për disa orë.

Në një deklaratë për mediat Helena Kace nga PS e quan këtë vendim arbitrar të KQZ-së.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë”.