Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dërguar një mesazh “për shpërndarje urgjente” drejtuar komisonerëve të PD-së në të gjithë vendin.
Berisha i bën thirrje atyre të veprojnë sipas ligjit në rast parregullsish dhe të mos përfshihen emocionalisht. Mesazhi i Berishës, vjen pas raportimeve për konflikte brenda Qendrave të Votimit, dhe veçanërisht pas arrestimit të një militanti të PD-së në Pogradec pasi goditi me grusht një komisioner të PS-së.
Mesazhi i plotë i Berishës:
Mesazh për shpërndarje urgjente për të gjithë komisionerët tanë.
Së pari, përshëndetjet më të përzemërta për secilin prej jush, ëngjej të vërtetë të fitores tonë!
Në rast parregullsish koordinatori i sigurisë dhe anëtarët e komisionit duhet të zbatojnë ligjin i cili përcakton:
1) Të evidentojnë tek procesverbali i shënimeve çdo gjë që konstatojnë.
2)Të njoftojnë KZAZ përkatëse për çdo gjë
3)Të njoftojnë policinë për ndërhyrje në qëndrën e votimit,
4) Të ndërpresin procesin deri në stabilizimin e parregullsive.
Të veprojnë vetëm ligjërisht dhe jo emocionalisht.
Pra ligjin, ligjin dhe vetem ligjin!
Shqiperia Madhështore.
Fitore!
Sali Berisha