Drejtuesi i diasporës për PS-në tha se veprimi i ndalimit të numërimit është i paligjshëm dhe dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg. Nga ana tjetër, Balla tha se PD nuk ka hall numërimin, por alibinë e humbjes.
“Tani unë nuk kam parë ndonjëherë dhe më vjen keq për KQZ që nuk merr masa, se del njëri aty nga fundi i sallës dhe kërkon mos me numëru ato votat e Greqisë. E kuptoni apo jo? Kjo është e paligjshme. Nuk mund të thotë njëri nga salla dhe të thotë ndajini votat veç. Ju jeni gazetare që keni shumë vite. Se tani ka diçka, nëse një numërues bllokon procesin, rrezikon nga 6 muaj deri në 3 vite burg. Se nuk besoj që ka ndonjëri në Shqipëri që nuk e di që këta kanë hall numërimin. Këta kanë hall alibinë e humbjes.”-tha Balla.
/Shqiptarja.com