Prapaskena

Aktualitet

Gjyshe Topalli nis të justifikojë humbjen në Diasporë, bëri fushatë-shoping në dyqanet e Milanos

Publikuar: 09/05/2025

Pasi tentoi të kontribuonte në humbjen e PD-së në 2021 me një partiçkë të sajuar në prag të zgjedhjeve, Jozefina Topalli përfitoi nga grindja Berisha-Basha dhe rikthimi i Doktorit në krye të partisë. Berisha e bëri drejtuese politike për Diasporën, tek e cila PD-ja ka shpresa të mëdha për një përmbysje në 11 maj. Në këmbim, Berisha i ofroi Topallit një vend në listën e mbyllur të Tiranës, duke e bërë deputete deri në vitin 2029.

Gjyshe Topalli e fokusoi fushatën e saj në Itali. Ajo bënte disa foto me emigrantë, të cilat ia niste Berishës dhe televizionit të Familjes, për t’i bërë lajm. Më pas Topalli shihej duke bërë shoping në rrugët me dyqanet e shtrenjta të Milanos. Në darkë, vijonte karshillëkun ndaj shqiptarëve, duke u kapërdisur në restorantet e shtrenjta.

Prej një jave, Partia Demokratike ka nisur një aksion për justifikimin e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Fushata elektorale e PD-së, ditët e fundit, është kthyer në një fushatë denoncuese e manipulimit të pretenduar të zgjedhjeve. Vetëm sot ka pasur katër konferenca për shtyp për denoncimin e manipulimit të zgjedhjeve, ndonëse pa fakte dhe prova.

Një nga figurat më aktive në ‘denoncimin e manipulimit’ të zgjedhjeve është pikërisht gjyshe Topalli. Kjo e fundit del pothuajse çdo ditë duke pretenduar manipulimin e votës së Diasporës nga pushteti, një proces praktikisht i pamundur. Halli i Topallit është të krijojë një alibi për shuplakën që pritet të marrë nga Diaspora me 11 maj, por edhe të mbështesë planin e Berishës për vijimin e pengmarrjes së PD-së pavarësisht nivelit të disfatës.

E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, hedh akuza për votat e emigrantëve të Greqisë dhe mënyrën si janë sjellë në KQZ.Jozefina Topalli: Orët e fundit në dispozicion për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të kryejnë procesin, ta mbyllin ndërkohë. Ftojmë çdo shqiptar tjetër që nuk janë regjistruar, të bëjnë edhe sakrificën e fundit, nëse kanë mundësi të vijnë në Shqipëri e të votojnë të dielën, për të qenë pjesëtar të rëndësishëm, që do jetë 11 maji.



Më të lexuarat