Rama nga qyteti bregdetar: Ky është takimi më i madh që kam parë ndonjëherë në Durrës, do marrim 9 mandate 

Politikë

Publikuar: 08/05/2025

Rama nga qyteti bregdetar: Ky është takimi më i madh që kam parë ndonjëherë në Durrës, do marrim 9 mandate 

Kryesocialisti Edi Rama ka thënë në takimin në Durrës, se është takimi më i madh që ka parë ndonjëherë.Rama tha se është i bindur që Durrësi do të thyejë rekordin, për të arritur në 9 mandate.“Shumë faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu, vërtet në takimin më të madh që kam parë ndonjëherë në Durrës. Jeni pararoja e të gjithë atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, atëherë pa asnjë diskutim do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste.” – tha Rama.