Berisha takim përmbyllës në Lezhë, “shënjestron” kryebashkiakun Ndreu: Pjerin do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit

Politikë

Publikuar: 08/05/2025

Berisha takim përmbyllës në Lezhë, “shënjestron” kryebashkiakun Ndreu: Pjerin do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit

Pas incidenteve në këtë qytet, të lidhura Berisha takim përmbyllës në Lezhë, “shënjestron” kryebashkiakun Ndreu: Pjerin do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit me fushatën, Berisha sulmoi drejtëpërdrejt kryebashkiakun Pjerin Ndreu.

“Në Valencia, partitë që udhëheqin Europën, u tha se Edi Rama shtyp opozitën me drejtësinë e tij. Shtyp pluralizmin. U tha se Edi Rama blen vota me lekë. Po pse e thanë? Sepse kanë parë vendimin e qeverisë që shpërndan 100 euro. U tha se Edi Rama blen vota me kanabis. U tha se Edi Rama blen vota me punësime sepse e kanë parë se ka punësuar mijëra vetë për të blerë vota. U tha se Edi Rama terrorizon qytetarët e tij me banditë dhe vrasës. Dhe ja ku jam këtu para jush për t’i thënë këtij Pjerinit që i menaxhon… Pjerin, edhe atij Vinçenc Tukut që blem vota në Troshan. Vinçenc, Pjerin, cilido prej kjush do shpalleni terroristë. Ju garantoj se qeveria e PD, të gjithë ata që guxojnë t’u kërcënojnë ju, që guxojnë t’u diktojnë vullnetin tuaj, ata do shpallen terroristë dhe do trajtohen me ligjet e terrorizmit”,-tha Berisha.