VIDEO / Sherr masiv në mitingun e PD-së në Elbasan, grushte dhe shkelma mes dhjetra personave 

Politikë

Publikuar: 07/05/2025

VIDEO / Sherr masiv në mitingun e PD-së në Elbasan, grushte dhe shkelma mes dhjetra personave 

Një sherr masiv ka ndodhur mes të pranishmëve në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Në video dallohet një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, të cilët përleshen me disa persona të tjerë, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush janë personat e përfshirë. Ndërsa nga pamjet dallohet se konfrontimi ka qenë serioz dhe ka zgjatur për mbi një minutë.