Hedh akuza për sulm politik, dalin pamjet kur deputeti i PD-së godet sërish shoferin e kamionit në sy të policisë

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2025

Hedh akuza për sulm politik, dalin pamjet kur deputeti i PD-së godet sërish shoferin e kamionit në sy të policisë

Të tjera pamje janë bërë publike lidhur me episodin e dhunës të ndodhur mbrëmjen e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij dhunuan një shofer kamioni në Bilisht. 

Në pamjet e reja, shihet teksa kandidati i Berishës që pretendon se ishte një sulm politik, edhe pse me prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur sërish shoferin. 

Policia arrestoi vëllain e deputetit demokrat, 42 vjeçarin Alti Nallbati të dielën me akuzat për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ndërsa Bledjon Nallbati, i njohur edhe për dhunë në Kuvend, ndonëse ‘protagonisti’ kryesor i këtij agresioni, nuk u procedua penalisht.