Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishin të ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku foli për superioritetin moral të listës së kandidatëve të PD në raport me kandidatët e PS. Zonjën Topalli e pyeti gazetari Anri Bala se si ndihej që ishte pjesë e të njëjtës listë kandidatësh me Ilir Metën, i cili ndodhet në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Topalli, duke i devijuar pyetjes, lavdëroi listën e Sali Berishës.
Në maj të vitit 2015, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e konsideronte Ilir Metën si kokën e mafies. Topalli e akuzonte Metën për blerje votash.
“Ti je mafie. Ti je kryemafia… Mafia, mafia, mafia…në krye të Kuvendit. Mos bëni presion mbi votuesit, mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit të vendit të punës të njerëzve që ju keni punësuar në qytete të ndryshme, në rastin konkret e kam për Shkodrën, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një herë”, thoshte Topalli.
Nga ana e tij, Meta, asokohe kryetar i Kuvendit, iu përgjigj ashpër Topallit.
“Të lutem! Ti je aq e pacipë, sa të njeh Shkodra shumë mirë dhe do ta japë përgjigjen më 21 qershor. Ta dhashë përgjigjen. Atë që ti e quan mafie në Shkodër, sot e ke aleatin më të ngushtë. Atë që quan ti mafie. Dhe ai të quante ty moldave. I ke harruar ti, por nuk i kanë harruar njerëzit”.
Në vijim Topalli i tregoi një foto Metës ku disa përfaqësues të LSI, sipas saj, po blinin vota. Pas ekspozimit të fotos, fakti Meta u shpreh se “Mund t’ju them se dje kam pasur një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, zonjën Glover, dhe i kam dorëzuar një kopje të gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila kishte nxjerrë atë foto që nxorët ju pak më parë këtu, që gjoja dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI-së në këmbim të votave dhe i kam dhënë edhe padinë që ka bërë sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, zoti Luan Rama, bazuar në gazetën tuaj zyrtare të Rilindjes Demokratike”.
Në ditët e mëvonshme, Jozefina Topalli vijoi të këmbëngulte se Ilir Meta dhe LSI-ja vepronin njolloi si mafia. Topalli thoshte se “Unë, ndryshe nga kolegu im, nuk jam për të hequr spotin e Ilirit, sepse, në fakt, ai është kujtesa e poshtërimit, e fyerjes së rrallë, që Iliri, LSI-ja dhe shokët e tij i bëjnë këtij populli, fiks sikur një gjë të tillë të mund ta bënte mafia kapitale. Sot është një ditë në të cilën ju si Kryetar i Parlamentit, jo si Ilir Meta, duhet të flisni. Fakti që asnjëri nuk flet, e ka emrin “Omerta”. “Omerta”, është kodi i mafies. “Omerta” është frika ndaj mafies; “Omerta” është poshtërimi, që mafia i bën parlamentit, maxhorancës dhe në tërësi shoqërisë shqiptare”.
Në shtator të vitit 2018, Topalli ka theksuar se PD e ka paguar shtrenjt aleancën me LSI.
“Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë“.
Sot opalli është bashkuar me atë që e cilësonte si mafie për të ardhur në pushtet.