Drejtuesi i fushatës së PD-së në Fier Gazmend Bardhi dhe drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishin të ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan. Përballë dy demokratëve ishin gazetari Anri Bala dhe edagogia Ornela Çuçi, pasi socialistët nuk pranuan të ishin pjesë e debatit.
Retorika e Bardhit dhe Topallit konsistoi tek qeverisja e korruptuar e Edi Ramës, gjysma e qeverisë në burg, rrugët me kosto të lartë si dhe te programin e PD. Në fund të emisionit, gazetari Anri Bala u drejtoi dy pyetje kandidatëve të PD-së Bardhi dhe Topalli.
Bala e pyeti Gaz Bardhin nëse u qëndronte akuzva për korrupsion ndaj Shkëlzen Berishës dhe Flamur Nokës apo kishte ndryshuar mendim, si dhe pse kandidonin për PD-në të shkarkuarit nga Vetingu. Ndërsa Topallin e pyeti se si ndihej që ishte në një listë me Ilir Metën, në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Bardhi dhe Topalli fillimisht panë nga Blendi Fevziun dhe më pas devijuan bisedën.