Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ndodhet sot në Shkodër, ku po zhvillon takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi me pesë gra të këtij qarku, ndër të cilat aktorja e famshme e humorit shkodran Zyliha Miloti.
“Ato ishin 5 dhe Shkodra sot ishte 5”, shkruan Rama.
Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Shkodër, kryeministri Rama tha se “Shkodra u mbajt peng mbi 30 vite pas komunizmit dhe sot bufi e nënvlerëson me kandidatë humbës”.
/atsh/