Të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit! Çfarë dihet deri më tani, katër persona paraqiten në Spitalin e Traumës

Aktualitet

Publikuar: 03/05/2025

Të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit! Çfarë dihet deri më tani, katër persona paraqiten në Spitalin e Traumës

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shtëna me armë zjarrinë Laç. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjetit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre të rinj dhe një kalimtare.

Ndërkohë të plagosurit janë transportuar të Trauma. Gjithashtu raportohet se ka qenë një konflikt i çastit ai i cili ka çuar deri në përdorimin e armëve. Konkretisht ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit.