Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takim me qytetarët në Peshkopi: Përfunduam ‘Rrugën e Arbrit’, tashmë Dibra është një lagje e Tiranës

Politikë

Publikuar: 02/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takim me qytetarët në Peshkopi: Përfunduam ‘Rrugën e Arbrit’, tashmë Dibra është një lagje e Tiranës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po vijon takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, ku ditën e sotme po zhvillon një takim me qytetarët në Peshkopi.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek Ruga e Arbrit, për të cilin u shpreh i lumtur që tashmë ka përfunduar duke e bërë Dibrën tashmë një lagje të Tiranës. 

‘E kisha fiksim në rast se nëse nuk do të përfundonte rruga e Arbrit deri tej shkallët e hotelit të astrit dibranët do thoshin jo se nuk është bërë gjë akoma. Edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi është i përfunduar dhe nuk vijë më në Dibër për të thënë do bëjmë rrugën e Arbrit dhe tunelin e Murrizit, kanë përfudnuar dhe tani jeni lagje e Tiranës‘, tha ai.