Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje

Politikë

Publikuar: 01/05/2025

Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

Ai e nisi me rezolutën e miratuar këtë të mërkurë në samitin e Partive Popullore Evropiane të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se dje u dëgjuan “boritë e para” të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit për Partinë Demokratike.

Kemi disa gjera besoj për të filluar duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra dje, ra dje boria në mbledhje në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe s’dinë as ato çfarë të bëjnë dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin, blerja vote me leke dhe me kanabis, punësime elektorale dhe prokurorime favorizuese për mbështetësit e socialistëve, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetim kundër kandidatëve të opozitës.

D.m.th. një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasura zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka patur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se në ndërkohë kemi një strukturë të tërë, që është SPAK, që është në terren dhe është edhe në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve.

Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.

Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi ilegal. Siç ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore.”, tha Rama