Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por kryetari i degës së Belshit, Bedri Qypi.
Teksa fliste për largimin e të rinjve nga vendi, Qypi iu referua me fjalët “janë larguar 1 milionë lekë të rinj…!”.
“Ju falenderoj për pjesëmarrjen në këtë takim madhështor. I drejtuar… i nderuar kryetari politik i qarkut të Elbasanit Tomorr Alizoti…, ju uroj për fitoren më 11 maj. Shpresa jemi ne, qytetartë e ndershëm, aleanca për Shqipërinë Madhështore, jeni ju Sali Berisha. Më 2023 ne ishim pa vulë, pa parti, pa mbështetje, por ne fituam. Po banda që ishte në pushtet na i vodhi votat. Japim garanci se më 11 maj do e shporrim këtë qeverisje! Prej 12 vjetësh ka larguar 1 milionë lekë… mbi 1 milionë lekë të rinj jashtë shtetit, rinia ka marrë rrugën e Europës!! Dumreja jonë zoti kryeministër (i drejtohet Berishës) zoti kryeministër i ardhshëm (përsëri Berishës)… është zhvilluar në kohën kur ju keni qenë kryeministër”,tha Qypi në fjalën e tij.
Dhe gafa e radhës më tej: “Prandaj në janar… më 11 maj… Dumreja do votojë për numrin 1, po po për numrin 1, për Shqipërinë Madhështore, për ju Sali Berisha”