Edi Rama akuzohet shpesh nga opozita dhe gazetarët pranë Sali Berishës, se kontrollon gjithë mediat kryesore në vend.
Në fakt, jo është gjysma e vërtetë.
Gjysma tjetër, është se Sali Berisha ka po aq ndikim tek mediat kryesore në vend, në mos më shumë.
Kontrata prej 6 milionë dollarë për të hequr non grata-n në SHBA, është një tjetër rast, që e tregon më së miri këtë gjë.
Dy emisionet më të ndjekura në vend, “Opinion” dhe “Top Story”, pothuajse e shmangën këtë ngjarje, pas urdhërit të Sali Berishës, drejtuar deputetëve të tij, që nuk duhet të flasin për këtë temë.
“Opinion” u mor me Ilir Vrenozin të hënën, ndërsa të martën me Adriatik Lapajn, edhe pse çështja e ditës është kontrata 6 milionë dollarëshe e Sali Berishës.
“Top Story” ndërkohë, e përmendi disi të hënën këtë çështje, por u mor më shumë me fushatën e Arlind Qorit, ndërsa të martë ishte i “justifikuar”, pasi shfaqi sondazhin e radhës.