Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video përmbledhëse nga takimi me fëmijët në Vlorë.
Rama tregoi ilustrimet dhe pikturat e bëra nga fëmijët për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian
Tirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku liderët e kontinentit evropian do të mbërrijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë samit, një ngjarje e rëndësishme veçanërisht për vendin tonë.
“Mirëmëngjesi dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/share/v/16ANdjMh4i/?mibextid=wwXIfr