Prapaskena

Krim & Korrupsion

‘Mos komentoni lobimin’, Berisha urdhër kandidatëve, anulon konferencën për të shmangur pyetjet për kontratën 6 milionë USD. Po kur t’a thërrasë SPAK-u?

Publikuar: 28/04/2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka porositur kandidatët për deputetë dhe eksponentët e PD që të mos përfshihen më në debate publike për kontratën e lidhur me strategun amerikan Chris LaCivita. Lëvizja e Berishës, vjen pasi u publikua kontrata e lobimit dhe u zbulua se bëhej fjalë për një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë. 

Gjithashtu, ai porosit demokratët që të mos ndjejnë aspak turp nga kontrata me LaCivita dhe të mos bëhen pjesë e debateve të përnatshme në media, të cilat, sipas tij, vetëm sa ndihmojnë qeverinë në zhvendosjen e vëmendjes nga dështimet e saj.

Po gjatë ditës së sotme, Sali Berisha anuloi komferencën për shtyp, me qëllim për të evituar pyetjet e gazetarëve për kontratën e dyshuar si korruptive. Berisha është në të drejtën e tij të mos përgjigjet për kontratën, po kur t’a thërrasë SPAK si do të veprojë?

Njoftimi për kandidatët dhe eskponentët e Partisë Demokratike-ASHM:

Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike.

Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump.

PD sot eshte me e forte se kurre sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump.

Në këto kushte:

Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës.

Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike.

Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.

Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën. 

Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara.

Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore! Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!



Më të lexuarat