Prapaskena

Aktualitet

Dy plumba në kokë e një në kraharor, zbardhen detaje nga vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë

Publikuar: 27/04/2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e një 58-vjeçari mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Mësohet se 58-vjeçari, i identifikuar si Renato Hoxhaj është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Sipas policisë, 58 vjeçari Renato Hoxhaj është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor.

Bëhet me dije gjithashtu se në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.

Ndërkohë mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm.

Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.



Më të lexuarat