Në korrik të vitit të kaluar, në mbyllje të sesionit parlamentar, Eduart Shalsi dhe Ervin Mete i hodhën hi syve Edi Ramës, duke futur me nxitim në rend dite dhe miratuar me 73 vota në Kuvend kukullën e tyre Merita Gurabardhi si anëtare e bordit të AMF, me propozim të shefit të saj, Ervin Mete, disa ditë para se Rama t’a shkarkonte si ministër Financash. Merita Gurabardhi, ish shefe kabineti e ish ministrit Mete, duhet të ushtrojë funksionin e anëtares së bordit të AMF deri në vitin 2025, vetëm për pjesën e mandatit të mbetur që kishte lënë Ervin Mete kur u largua nga AMF, por ‘luledelja’ e mikrokredive po tenton të qëndrojë deri në vitin 2029, pra për një mandat të plotë 5-vjeçar.

Ndërkaq, disa fakte dhe rrethana ngrenë dyshime serioze se Gurabardhi ka përdorur funksionet publike dhe lidhjet korruptive për licenca dhe leje për investim në biznesin e energjisë diellore, me para me burim të dyshimtë kamufluar me kredi bankare.
Në tetor të vitit 2020, Merita Gurabardhi themelon kompaninë e energjisë elektrike fotovoltaike EB Energy me kapital 100 mijë lekë.


Në tetor të vitit 2023, Merita Gurabardhi ia kalon aksionet e kompanisë bashkëshortit të saj Ervin Xhomo, i cili punon te Abi Bank, për të evituar formalisht konfliktin e interesit pasi katapultohet shefe kabineti në Ministrinë e Financave.
Në ministrinë e Financave, zonja Gurbardhi lëviz fijet dhe bën gati dosjen për biznesin e saj në fushën e energjisë elektrike fotovoltaike, duke siguruar tokën për panelet diellore në Topojë të Fierit, financimin dhe miratimin e lejes.
Letrat në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për lejen i kopsit Ledia Tota, bashkëshortja e Besnik Leskajt, djali i ish deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.

Për të vënë në lëvizje Ledia Tola, ish drejtoreshë e AZHT, Merita Gurabardhi e ka shumë të thjeshtë, pasi Gurabardhi, bashkë me motrën, kanë qenë prestanome të Besnik Leskajt tek kompania e mikrokredisë AFI. Tola dhe Leskat, gruaja me lejet në AZHT, dhe burri me projektet me studion e tij private, kanë vënë në zbatim një skemë flagrante korrupsioni. Dhe Merita Gurabardhi ka qenë vetëm një episod.
Kështu, në shkurt të vitit 2024, Edi Rama dhe Belinda Balluku firmosin lejen e ndërtimit të impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 2 MW.

Më pas vihet në lëvizje Petrit Ahmeti i ERE duket licencuar kompaninë e anëtares së bordit drejtues të AMF për veprimtarinë e prodhimit të energjisë, me kusht që punën për ndërtimin e impiantit t’a nisë deri në shtator.



Lidhjet kliensteliste të zonjës Gurabardhi kanë vënë në lëvzije një mekanizëm shtetëror për t’i hapur rrugë biznesit të saj, ndërsa ka dyshime të forta se përmes investimit mund të pastrohen para të pista.
Lidhja me mikrokreditë, ortakëri me Besnik Leskajn
Me një karrierë modeste në sistemin bankar, Merita Gurabardhi, bashkë me motrën Arta Gurabardhi, u vendosën si prestanome tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) që ka marrë licensën në Maj 2016.
AFI është një tjetër piramidë mashtrimi në fushën e mikrokredisë në pronësi kryesore të Besnik Leskaj, pinjoll i ish deputetes socialiste Valentina Leskaj. Me transanksione e fije mafioze të shtrira deri në Angli e Portugali, kompania e mikrokredisë AFI është përzierë në pastrim parash në fonde investimesh duke blerë e shitur kredi shumëmilionëshe nëpër banka.

Motrat Gurabardhi kanë ndihmuar në këto operacione të AFI, derisa largohen para disa vitesh duke shitur kuotat e tyre.
Mbarimi i mandatit, një puç në AMF
Merita Gurabardhi duhet të zëvëndësonte në AMF Ervin Meten, ish drejtor i AMF. Metes i mbaronte mandati në 2025, por Rama e emëroi ministër Financash në shtator të vitit 2023, lëvizje që solli edhe ndërprerjen e mandatit. Gurabardhi ishte shefe kabineti e Metes.
Vendimi i përgatitur për emërimin e Merita Gurabardhit parashikonte emërimin e saj vetëm për pjesën e mandatit të mbetur që kishte lënë Ervin Mete.

Deputetëve u është paraqitur për miratim një vendim tjetër, me një ndryshim të rëndësishëm, ku parashikohej që Merita Gurabardhi të emërohej anëtare e bordit të AMF me mandat të plotë 5-vjeçar dhe mandje duke përfshirë edhe pozicionin e nëndrejtorit të AMF.

Manipulimi dyshohet se është bërë nga Eduart Shalsi dhe Lindita Nikolla, ish Kryetare e Kuvendit. Shalsi ka paraqitur një raport në Kuvend si kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Merita Gurabardhi duhet të largohet nga AMF pasi mandati i saj nuk është 5-vjeçar. Ftojmë SPAK dhe BKH të godasë këtë grup me tipare kriminale.