Sot kërkon ta ‘heqë qafe’ për njëanshmëri, por 5 muaj më parë Berisha falënderonte publikisht gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak

Kryesore

Publikuar: 24/04/2025

Sot kërkon ta ‘heqë qafe’ për njëanshmëri, por 5 muaj më parë Berisha falënderonte publikisht gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak

Sali Berisha përdori sot një tjetër taktikë për të shmangur një vendim nga GJKKO për kalimin për gjykim ose jo të dosjes Partizani, ku është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi.

Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se është e njëanshme.

Por në fakt, vetëm 5 muaj më parë ishte vetë Sali Berisha ai që falënderonte publikisht gjyqtarenFlojera Davidhi, e cila e liroi nga arrest shtëpiak më 27 nëntor 2024. “Falënderova gjykatësen për vendimin. Ka zbatuar ligjin dhe kushtetutën. Por të falënderoj apo ndryshoj mendim për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit nuk e bëj kurrë. As pajtohem, as nuk hesht. Të ndryshoj mendim për një grup kriminel që tenton të blejë heshtjen time. Mund të përdor çdo cilësor për ta por nuk e bëj”, deklaronte Berisha.

/shqiptarja.com